![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
Shtepia e Bardhe thirrje Kosoves dhe Serbise te ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Finer kishte biseduar të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të premten me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.
“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga vendndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale.
Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për bisedën me kryeministrin e Kosovës.
Zoti Finer gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb për marrjen e masave për qetësimin e gjendjes.
“Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin për telefonatën e së premtes.
Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja.
Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që nga e hëna është në zyrën e tij, pa dalë asnjëherë. Ndërkaq kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk janë në zyrat e tyre.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u kritikua të premten nga opozita e vendit në parlament për veprimet në veri pa bashkërendim me aleatët kryesorë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, që kundërshtuan hyrjen me forcë ne komunat veriore, por ai këmbënguli se përgjegjësia është e Serbisë.
Serbia nga ana tjetër ka akuzuar qeverinë e Kosovës për acarimin e situatës. Tensionet pasuan zgjedhjet e 23 prilli në Kosovë, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.
Kryetarë komunash u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare dhe dërgimi i tyre në zyrat komunale nxiti reagimin e palës serbe që u hodh në protesta. Të hënën protestuesit u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s.
Përplasjet shkaktuan plagosjen e 30 ushtarëve dhe nxitën shqetësimin për ripërtëritje të konfliktit në rajonin e trazuar.
Perëndimi ka ushtruar trysni për uljen e tensioneve dhe gjetjen e zgjidhjeve, përfshirë zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës, uljen e gatishmërisë së trupave serbe në kufi dhe riangazhimin për procesin e normalizimit.
“Zoti Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftimet e Shtëpisë së Bardhë./Burimi: Balkanweb
Më të lexuarat
![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
![Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023 Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023](images/news/rekord nga taksat bashkite me 2023.jpeg)
![OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza](images/news/ligjet e luftes shkelje okb.jpg)
![Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese](images/news/vala e te nxehtit ne amerike pritet.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)
![Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s](images/news/ura e bilcesss punimettt.jpg)
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)